KRU “Gjakova” njofton se do ketë ndërprerje të ujit në Gjakovë, Rahovec dhe Prizren

KRU “Gjakova” njofton se do ketë ndërprerje të ujit në Gjakovë, Rahovec dhe Prizren

KRU “Gjakova” ka njoftuar se janë në limitet e furnizimit nga rezervuarët, dhe se gradualisht do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në të gjitha njësitë e operimit Gjakovë, Rahovec dhe Prizren.

Tutje ata kanë informuar se ende janë duke punuar në sanimin e defektit i cili ndodhi sot gjatë orëve të pasdites në fshatin Zhdrell, dhe do ju mbajnë të informuar për çdo ndryshim.

Njoftimi i plotë në Facebook:

Njoftim rreth furnizimit me ujë.
Vazhdojnë punimet në sanimin e defektit në gypin kryesorë fi 1100.
Të nderuar konsumator, ju njoftojmë se ekipet e KRU “Gjakova” ende janë duke punuar në sanimin e defektit i cili ndodhi sot gjatë orëve të pasdites në fshatin Zhdrell. Gjatë punimeve ekipet punuese kanë hasur në problematika të pa parashikuara, si pasojë e kësaj sanimi i defektit mundë të zgjasë edhe për disa orë.
Njëkohësisht ju njoftojmë se jemi në limitet e furnizimit nga rezervuarët, gradualishtë do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në të gjitha njësit e operimit Gjakovë, Rahovec dhe Prizren.
Ekipet tona do të vazhdojnë të punojnë deri në orët e vona të natës, duke bërë përpjekje maksimale që sa më parë të jetë e mundur të rikthejmë furnizimin me ujë.
Kërkojmë mirëkuptimin tuaj!
KRU Gjakova sh.a
09.06.2021.

Related Articles