Postimi i fundit në “Facebook” i shoferit të autobusit ku vdiqën 21 persona në Itali

Postimi i fundit në “Facebook” i shoferit të autobusit ku vdiqën 21 persona në Itali

Mes 21 viktimave të aksidentit të autobusit në Mestre të Italisë ishte edhe drejtuesi i mjetit.

Mediat italiane shkruajnë se shoferi i autobusit ishte një 40-vjeçar i identifikuar me emrin Alberto Rizzotto me origjinë nga Treviso. Ai ishte punonjës i “Martini Bus srl” që kishte marrë automjetin tek kompania “La Linea”, e cila kishte kontratën për transportin e turistëve nga kampingu për në Venecia.

Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë humbja e vetëdijes së shoferit për shkak të ndonjë sëmundje. Shoferi, ishte ekspert me të paktën 6-7 vite eksperiencë në drejtimin e autobusit. Nga dëshmitë e para, mësohet se mjeti nuk ka qenë duke ecur me shpejtësi.

“Anije për në Venecia”, ishte postimi i fundit i shoferit 40-vjeçar në Facebook.

Pas përhapjes së lajmit tragjik për aksidentin, në postimin e tij, njerëzit e kanë pyetur nëse ishte mirë, por kanë mbetur pa përgjigje pasi aksidenti ka rezultuar fatal për shoferin.

Kolegët e tij janë shprehur të tronditur për mediat italine duke e përshkruar atë si një ekspert dhe shofer me eksperiencë.

“Ai ishte ekspert, kishte 7 vite që merrej me këtë profesion”, thonë të tronditur kolegët e tij.

Sjellim në vëmendje se autobusi me turistë ukrainas, gjermanë, francëzë dhe kroatë, ra nga një lartësi prej rreth 10 metrash dhe përfundoi në shinat e trenit, ku shpërtheu në flakë.

Autoritetet e Venecias thonë se nga konstatimet e para në vendngjarje nuk ka shenja frenimi të autobusit. Më pas, mjeti goditi barrierën mbrojtëse dhe u rrëzua nga një lartësi 10 metra duke përfunduar përmbys në shinat e trenit.

Flakët që shpërthyen u përhapën me shpejtësi, ndoshta për shkak edhe të karburantit. Policia italiane thotë se autobusi duhet të ketë qenë hibdrid, pra gjysmë elektrik.

Politikani serb kërkon ndihmë për mbrojtjen serbëve në Kosovë: Nuk është faji i tyre që terroristi Radoiçiq është i lirë!

Related Articles