Në fshatin Bishtrazhin të Gjakovës janë gjetur mbetje mortore mbetje mortore.
Kjo u bë e ditur nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, të cilat dyshohet se janë të luftës së fundit në Kosovë.
Në njoftim tutje thuhet se pas kryerjes së analizave të ADN-së, opinioni do të njoftohet për rezultatet
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM!
Në vazhden e aktiviteteve gërmuese, gjatë këtyre dy javëve, ekipet tona të KQPZH, IML dhe Policia e Kosoves, me mbështetjen e Ministrisë së Mbrotjes dhe FSK-së, Eulexit dhe KNKK, janë duke kryer germime në lokacion Bishtrazhin, Komuna e Gjakoves.
Sot gjatë gërmimeve, ekipet kanë hasur në eshtra njerëzore të cilat sipas antropologut dr. Valon Hyseni, i angazhuar sot në lokacion, janë me interes forenzik dhe potencialisht i perkasin viktimave të luftës së Kosovës.
Pas analizave të ADN-së ne do t’iu njoftojmë për rezultatet e eshtrave të gjetura.