“Veriu, tokë e askujt”,  ish-këshilltari i Thaçit përkrah deklaratën e Edi Ramës: Qëndron tërësisht

“Veriu, tokë e askujt”,  ish-këshilltari i Thaçit përkrah deklaratën e Edi Ramës: Qëndron tërësisht

Ish-këshilltari i Thaçit, Bekim Çollaku, tha se informatat që i posedon kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nuk i posedojnë liderët e Kosovës. Kësisoj, ai tha se Rama ju paraprinë shumë proceseve me deklaratat që i jep.

“Mendoj që kryeministri i Shqipërisë është njëri ndër kryeministrat më të informuar sidomos në aspektin e sigurisë. Mendoj që informatat që i posedon kryeministri i Shqipërisë nuk i posedojnë lliderët e Kosovës, për këtë arsye kryeministri i Shqipërisë i paraprinë shumë proceseve me deklaratat e tij”, tha Çollaku në “Pressing”.

“Ne duhet ta kuptojmë kontekstin, Edi Rama ka kërkuar një prezencë më të madhe, të KFOR-it, gjë që po ndodh saktësisht. Kjo është ajo çfarë ka paralajmëruar dhe saktësisht e ka qëlluar kryeministri Edi Rama”.

Po ashtu, ai tha se qëndron tërësisht deklarata e Ramës “veriu, tokë e askujt”.

Ish-këshilltari i Thaçit edhe e shpjegoi se pse qëndron kjo deklaratë.

“Veriu, tokë e askujt, kjo si analizë qëndron tërësisht sepse në veri të Kosovës  nuk është vetëm një akter i përfshirë, nuk janë vetëm institucionet e Kosovës, mirëpo ka shumë akterë të përfshirë. Atëherë kur ka shumë akterë të përfshirë të cilët kanë detyra e qëllime e kompetenca krejtëishst të ndryshme atëherë një territor i caktuar siç është veriu shndërrohet në tokë të askujt”, tha ai.

Related Articles