Sanksionet ndaj Serbisë, Vuçiq: Do të flas pasi t’i kryej takimet me Macron dhe Borrell

Sanksionet ndaj Serbisë, Vuçiq: Do të flas pasi t’i kryej takimet me Macron dhe Borrell

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq  pas takimit të Komunitetit Politik Europian  në Granadë të Spanjës është pyetur nga gazetarët nëse Serbia do të përballet me sanksione për shkak të sulmit terrorist në Kosovë.

Ai ka thënë se për këtë mund të flas pasi t’i kryej takimet me Presidentin e Francës Emmanuel Macron dhe Përfaqësuesin e Lartë Joseph Borrell. Ndërsa ka thënë se kjo çështje do të jetë temë edhe në takimin e nesërm të Këshillit Evropian.

“Unë kam biseduar me të gjithë për të gjitha temat, sic e dini asnjëherë asgjë s’kam fshehur nga populli ynë. Nesër është një takim i rëndësishëm i Këshillit Evropian dhe do të shohim se si do të shkoj. Mund të japë më shumë konkluzione sonte në mbrëmje kur t’i përfundojë bisedat me Presidentin Macron dhe disa liderë tjerë evropiane përfshirë edhe Joseph Borrell” ka thënë Vuçiq.

Ndryshe, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani gjatë takimeve në Samitin e KPE ka kërkuar që BE t’i vendos sanksione Serbisë duke thënë se nuk pranon takim me Presidentin e këtij shteti pa u vendosur këto masa.

Related Articles