”Qyqan, mshele gojën”, përplasen në KQZ Kurteshi e Hamiti

”Qyqan, mshele gojën”, përplasen në KQZ Kurteshi e Hamiti

Gjatë ditës së sotme Komisioni Qendror i zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje pati tensione e përplasje midis anëtarët të VV-së në këtë komision Sami Kurteshi dhe anëtarit të LDK-së, Sami Hamitit.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u detyrua të ndërpresë mbledhjen për shkak të tensioneve gjatë diskutimeve.

Mirëpo duke dalur nga mbledhja e KQZ-së, anëtarët e LDK-së dhe VV-së vazhduan përplasjen mes veti deri në ofendime.

Me këtë rast ndërhyri Sami Hamiti i LDK-së, duke thënë se duhet që t’i drejtohen Gjykatës, edhe pse tha se shumë vendimet që VV-ja i ka marrë janë heshtur poshtë.

Me këtë rast reagoi Kurteshi duke i quajtur të gjithë “qyqana” e “mshele gojën’.

Debati i tyre vazhdoi edhe në korridorin e KQZ-së, që për pak sa nuk përfundoi në përleshje fizike.

Related Articles