Arrestohet fajdexhiu që dyshohet se e shtyu në vetëvrasje mitrovicasin që tentoi t’i japë fund jetes

Arrestohet fajdexhiu që dyshohet se e shtyu në vetëvrasje mitrovicasin që tentoi t’i japë fund jetes

Sot u raportia se një burrë tentoi t’i jap fund jetës pas presionit të vazhdueshëm që e ka pasur nga fajdexhinjtë. Si pasojë e gjendjes së rënduar, viktima tentoi t’i jap fund jetës, duke konsumuar domestos, por fatmirësisht shpëtoi dhe u dërgua në QKUK për trajtim mjekësor.

Pas aktivizimit të Policisë për hetimin e rastit dhe pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme, është identifikuar një person, që dyshohet se është i përfshirë në këtë rast.

Sipas të njëjtave burime te Sinjalit, i dyshuari është arrestuar sot në Mitrovicë, me ç’rast në shtëpinë e tij është kryer edhe bastisje nga ana e Policisë.

Me t’u përfunduar aksioni, i njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin.

Ndaj tij, Prokurori i shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe dorëzimin e kallëzimit penal, teksa është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale “Fajde” dhe “Shtytja në vetëvrasje”.

Related Articles