Ky është personi që ia theu hundën policit në Prishtinë, ndalohet për 48 orë

Ky është personi që ia theu hundën policit në Prishtinë, ndalohet për 48 orë

Mbrëmë në rrugën “Hamëz Jashari” në Prishtinë ka ndodhur një incident pasi një zyrtar policor ishte duke intervenuar në një rast ku i dyshuari ishte përfshirë dhe papritmas u përballë me sulm.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për të dyshuarin Fisnik Zogiani, 29-vjeçar, i cili ka përfunduar në ndalim policor.

Zogiani po dyshohet se e ka goditur me kokë zyrtarin policor, duke i shkaktuar lëndime të rënda (frakturë në hundë).

Sinjali mëson se i njëjti më pas është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa polici i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor. 

Ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor për 48 orë për veprën penale “Pengim i personit zyrtar”.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prishtinë.

Related Articles