“Gaza do të kthehet në qytet rrënojash”, Netanyahu thirrje civilëve palestinezë të largohen menjëherë nga territori

“Gaza do të kthehet në qytet rrënojash”, Netanyahu thirrje civilëve palestinezë të largohen menjëherë nga territori

Pas fjalimit të Joe Biden që i siguroi mbështetje të plotë për t’u vetëmbrojtur, një një deklaratë të fundit kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do ta mundë Hamasin.

“Ushtria izraelite do të përdorë menjëherë fuqinë e saj të plotë për të shkatërruar Hamasin”, u shpreh ai.

Kryeministri izraelit u bëri thirrje banorëve të Rripit të Gazës që të largohen menjëherë nga territori.

Ai tha se Izraeli do të hakmerret për këtë “ditë të zezë” dhe do ta kthejë Gazën në një “qytet rrënojash”.

“Lufta e Izraelit kundër Hamasit do të marrë kohë dhe do të jetë e vështirë”, tha kryeministri izraelit.

Bilanci nga luftimet në Izrael po rritet gjithnjë e më shumë, ku deri tani janë raportuar 200 të vrarë citojnë mediat e huaja të kenë thënë zyrtarë mjekësorë dhe mbi 1 mijë të plagosur, pas një inkursioni të organizuar të militantëve të Hamasit në rajonet jugore izraelite.

Ministria e Shëndetësisë thotë se 1 mijë e 104 persona janë plagosur nga sulmet, të cilat përfshinin infiltrimin e terroristëve të Hamas-it në Izrael duke qëlluar ushtarë dhe civilë. Të tjerë u plagosën nga sulmet me raketa.

Në anën tjetër, raportohet se së paku 232 palestinezë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza, bazuar në raportin e autoriteteve të shëndetësisë.

Related Articles