Agim Ademi thotë se janë duke e pritur nga UEFA vendimin për ndeshjen Kosovë-Izrael

Agim Ademi thotë se janë duke e pritur nga UEFA vendimin për ndeshjen Kosovë-Izrael

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e planifikuar të zhvillohem më 15 tetor mund të shtyhet.

Kjo për shkak të situatës së fundit të krijuar mes Izraelit dhe Palestinës mes të cilave po zhvillohen luftime të ashpra.

Raportohet se UEFA është duke e shqyrtuar mundësinë e shterjes së të gjitha ndeshjeve të Izraelit, mes të cilave edhe ajo me Kosovën, e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Fillimisht Izraeli ishte planifikuar të luante në Tel Aviv ndaj Zvicrës.

Asnjë konfirmim mbi këto raportime nuk ka ardhur ende, derisa në Federatën e Futbollit të Kosovës thonë se janë duke e pritur vendimin e UEFA-së.

“Jemi duke e pritur vendimin e UEFA-s”, ka thënë presidenti i FFK-s, Agim Ademi shkurtimisht për KosovaPress.

Kosova ndeshjen e parë të muajit tetor e luan ndaj Andorrës si mysafir.

Related Articles