Kryeministri i Izraelit publikon pamjet nga Gaza: Izraeli do të fitojë

Kryeministri i Izraelit publikon pamjet nga Gaza: Izraeli do të fitojë

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, i ka publikuar pamjet e ushtrisë izraelite nga Gaza të cilët po iu kundërpërgjigjen ndaj sulmeve terroriste të Hamasit, që ndodhën të shtunën.

“Ne filluam, Izraeli do të fitojë”, tha ai.

Të dielen Izraeli, ka shpallur gjendje lufte.

I pari i qeverisë izraelite, sipas mediave ndërkombëtare ka biseduar me presidentin amerikan, Joe Biden, të cilit sipas The Guardian i ka thënë se Izraeli po përgatitej për operacion tokësor në Gaza.

Gjatë një telefonate dje, thuhet se Netanyahu i tha Bidenit se Izraeli nuk ka zgjidhje tjetër veçse të hyjë në Gaza.

Deri më tani raportohet se kanë vdekur mbi 700 izraelitë dhe të paktën 560 palestinez.

Related Articles