Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka diskutuar për situatën në veri pas agresionit të Serbisë.
Më 24 shtator, në fshatin Banjskë të Zveçanit grupi terrorist i armatosur, i udhëhequr nga Milan Radoiçiq, kreu sulm mbi policinë e Kosovës.
Si pasojë e këtij sulmi, ku u vra rreshteri i policisë Afrim Bunjaku.
Në këtë sesion, foli edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi.
Gashi kërkoi hetim ndërkombëtar për agresionin serb.
Ai po ashtu tha se Serbia duhet ta largojë ushtrinë nga kufiri me Kosovën.
“Vendosmëria jonë kolektive për të luftuar terrorizmin, për të mbështetur vlerat e Këshillit të Evropës dhe për të siguruar një të ardhme më të sigurt për të gjithë mbetet e palëkundur. Le të ecim përpara me vendosmëri dhe unitet, të udhëhequr nga parimet e drejtësisë dhe paqes”, tha Gashi.