Franca ka konfirmuar vdekjen e dy shtetasve të tjerë në Izrael, duke e çuar numrin e shtetasve francezë të vrarë në sulmet e Hamasit në katër.
Autoritetet franceze thonë gjithashtu se nuk kanë asnjë lajm për 13 shtetas francezë “situata e të cilëve konsiderohet shumë shqetësuese, disa prej të cilëve me shumë mundësi janë rrëmbyer”, shkruan BBC.
Ndërkohë, presidenti Macron ka dënuar kërcënimin e Hamasit për rrëmbimin e pengjeve, nëse Izraeli kryen sulme ajrore pa paralajmërim.
“Shantazhi i Hamasit pas akteve të tij terroriste është i urryer dhe i papranueshëm,” tha ai.