Atletico Madrid dhe Sevilla kërkojnë transferimin e Vedat Muriqit

Atletico Madrid dhe Sevilla kërkojnë transferimin e Vedat Muriqit

Vedat Muriqi e ka rikthyer formën e mirë pas një starti të dobët në La Liga.

Sulmuesi kosovar humbi dy penallti radhazi, por ato tani janë harruar dhe është rikthyer duke shënuar katër gola e duke asistuar në dy të tjerë në nëntë ndeshjet e para.

Por te Mallorca vazhdojnë mos të jenë të qetë për yllin kryesor të tyre i cili po pëlqehet nga klubet e mëdha.


Mediat e ndryshme spanjolle kanë raportuar ditë më parë se Atletico Madrid po dëshiron transferimin e kosovarit në janar.

Todo Fichajes tani ka njoftuar se përveç Atleticos, në garë për transferimin e Muriqit është përfshirë edhe Sevilla.

Klubi andaluzian po kalon nëpër një krizë financiare dhe pritet t’i shes disa nga yjet e skuadrës si sulmuesit Rafa Mir, Dodi Lukebakio dhe Youssef En-Nesyri.
Muriqi shihet si përforcimi ideal i Sevillës për repartin ofensivë me sulmuesin prizrenas që tani është ambientuar në mënyrë fantastike në La Liga dhe do të ishte një përforcim i madh për skuadrën andaluziane.

Megjithatë nuk do të jetë aspak lehtë për Sevillën transferimi i reprezentuesit kosovar, pasi Mallorca e vlerëson atë mbi 20 milionë euro.

Related Articles