Motivimi i futbollistëve nga ana e trajnerëve nuk arrihet gjithherë vetëm me fjalë.
Trajneri Xhengis Rexhepi praktikon edhe mënyra të tjera për t’i motivuar lojtarët e tij.
Një nga metodat është ajo me def e me fjalime motivuese.
Ai thotë se këtë e bën edhe nga përvoja në të kaluarën.
Fjalimi i tij para ndeshjes me Fushë Kosovën u dha zemër futbollistëve të Feronikelit ’74.
Përkundër renditjes tabelore, Rexhepi u shpreh i lumtur me futbollistët e tij.