Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri të martën në rrugën tranzitore në Prizren, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, janë arrestuar dy persona që dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen.
“Viktimës i është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe tani po trajtohet në Spitalin Rajonal në Prizren”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në vendngjarje u sekuestrua një armë zjarri, ndërsa rasti po cilësohet “vrasje në tentativë”.