Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, ka thënë se Shtëpia e Bardhë beson se janë 20 amerikanë të zhdukur pas sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit.
Sullivan tha se nuk dihet se sa prej tyre janë pengje, por shtoi se qeveria amerikane po bën gjithçka është e mundur për të marrë informacione për ta, shkruan BBC.
Kujtojmë se më presidenti i ShBA-së, Joe Biden, gjatë një konference për media bëri të ditur se 14 amerikanë deri më tani janë vrarë nga sulmet e Hamasit.
Biden po ashtu përsëriti mbështetjen ndaj Izraelit, duke thënë se do t’i japin atyre gjithçka iu duhet në luftën kundër Hamasit.