Opinionisti Ermal Sadiku tha se vendet arabe investojnë në jahte dhe vetura, ndërsa Izraeli investon në shkencë e inovacion.
“Në vendet arabe ka investime në Lamborghini të arit, në jahte, në futbollistë (me gjithë respektin ndaj futbollistëve), ndërsa e sheh në Izrael sa investimet janë në inovacion, në arsim, në agri-kulturë, dhe në shkencë”, deklaroi Sadiku.
Ai theksoi se këtë nuk e thotë duke u motivuar nga dallimet fetare.
Ndër të tjera Sadiku në emisionin Rubikon me Adriatik Kelmendin, shtoi se Izraeli i ndihmon shumë vetes duke investuar në mbajtjen e partneritetit me disa shtete të fuqishme.