Vodhi çokollata ‘Milka’ në vlerë të rreth 200 eurove në një market në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

Vodhi çokollata ‘Milka’ në vlerë të rreth 200 eurove në një market në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

Një rast i grabitjes së çokolltave është raportuar të ketë ndodhur të martën në marketin ‘Super Viva’ në Ferizaj.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 33-vjeçar, i cili dyshohet se ka hyrë në market, prej ku ka vjedhur çokollata ‘Milka’ në vlerë prej rreth 200 eurove dhe më pas ka arritur të ikë.

Rasti është denoncuar menjëherë në Polici dhe si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve hetimore, i dyshuari është arrestuar dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Sinjali mëson se i dyshuari është emër i njohur për organet e rendit, për shkak të kaluarës së tij kriminale, ku dyshohet edhe për vepra të tjera, të kësaj natyre.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Related Articles