Zëvendës Kryeministri, Besnik Bislimi nuk është shfaqur në komision dhe opozita e ka lëshuar mbledhjen pas rreth dhjetë minutash pritje.
Ndërsa Kryetarja e komisionit, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni ka thënë se ishte në kontakt me Besnik Bislimin gjatë mbledhjes së qeverisë dhe ajo thotë se i ka kërkuar të e njoftoi “atë kur të bëhet korumi dhe për dy minuta do të vijë”.
“Janë gati të vijnë të nënshkruhen në lista dhe të mos qëndrojnë në komision. Nëse ata nuk janë të gatshëm të presin dhe të dëgjojnë, nuk mund të thonë se nuk ka transparencë. Z. Bislimi ka qenë në komunikim me mua dhe meqë ka qenë në mbledhje të qeverisë me ka thënë që më njofto kur të bëhet kuorumi dhe për 2 minuta vijë në komision”, ka thënë Kryeziu-Hyseni.
Ndryshe, Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, është planifikuar të raportoj lidhur me dialogun Kosovë-Serbi në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë.