Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se ka rëndësi se si Izraeli i përgjigjet sulmeve të Hamasit.
Blinken thotë se “Izraeli ka të drejtë të mbrohet”, por shtoi se “si e bën këtë Izraeli ka rëndësi”.
Pa e përmendur drejtpërdrejt, kjo është një referencë për sulmet ajrore izraelite që po vrasin civilë palestinezë në Gaza, shkruan The Guardian.
“Ne e dimë se Hamasi nuk përfaqëson popullin palestinez”, thotë Blinken, duke shtuar se grupi militant sundon në mënyrë represive.