Mushkolaj për Kurtin: Popullist e arrogant – Duhej ta përkrahte Kosovën në Andorrë

Mushkolaj për Kurtin: Popullist e arrogant – Duhej ta përkrahte Kosovën në Andorrë

Analisti politik, Imer Mushkolaj e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili nuk ka shkuar në Andorrë për ta përkrahur kombëtaren e Kosovës në futboll, po e ka zgjedhur lojën e Shqipërisë me Çekinë.

Popullist, i papërgjegjshëm e arrogant është treguar kryeministri Albin Kurti, sipas Imer Mushkolajt.

Kjo për arsye se nuk ka shkuar në Andorrë ta përkrahur kombëtaren e Kosovës, por ka shkuar në Shqipëri.

Sipas Mushkolajt Kurti nuk ka respekt për shtetin që e udhëheq.

“Albin Kurti sonte do të duhej të ishte në Andorrë, në përkrahje të djemve të Kombëtares së Kosovës. Ata djem atje mbrojnë ngjyrat e Kosovës, kryeministër i së cilës është Kurti. Por, nuk ke çfarë të presësh tjetër nga një populist, i papërgjegjshëm dhe arrogant, i cili nuk ka respekt për përfaqësimin e shtetit të cilin e udhëheq”, ka thënë ai.

Shqipëria dhe Kosova janë në avantazh me nga një gol në përballjet e tyre me Çekinë dhe Andorën.

Related Articles