Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se pajtohet me deklarimin e senatores Jeanne Shaheen.
Senatorja amerikane, bashkë me kolegun e saj Peter Welch, po qëndrojnë në Kosovë, ndërsa mëngjesin e sotëm kanë zhvilluar takime me presidenten Vjosa Osmani, e më pas edhe me kryeministrin Albin Kurti.
Pas këtyre takimeve, senatorja Shaheen tha se sulmi i 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, theksojnë nevojën për zbatim të marrëveshjes së Ohrit nga të dyja palët, Kosova dhe Serbia.
Edhe Hovenier iu bashkua këtij konstatimi.
“Pajtohem plotësisht me shprehjen e solidaritetit të senatores Shaheen me popullin e Kosovës dhe me shprehjen e ngushëllimeve për vdekjen e rreshterit Bunjaku. Siç ka thënë ajo pas takimeve, sulmi i 24 shtatorit thekson nevojën urgjente për zbatim të plotë të marrëveshjes së Ohrit nga Kosova dhe Serbia”, tha ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier në një postim në X.