Rekrutimi i ushtarëve izraelit për në Rripin e Gazës pritet të nisë këto ditë, por kjo nuk e ka penguar një çifti izraelit të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.
Në mes të kaosit dhe frikës së luftës një çift vendosi të kryejë ceremoninë e dasmës në një bazë ushtarake.
33-vjeçari Nadav, nga Rishon Lezion, kishte planifikuar të lidhte kurorë me partneren e tij prej katër vitesh, Noam, në një ceremoni të mërkurën. Por, për shkak të thirrjes së tij të papritur në detyrë si rezervist i ushtrisë izraelite, planet ndryshuan.
Nadav organizoi gjithçka që dasma të mbahej në bazën ushtarake ku ai shërben.
Pamje:
A wedding party at an Israeli military base
The groom, part of Israel's reserve, was called in for service on the same day as his wedding.
Instead of cancelling the wedding party, they moved it to the military base were he has to legally be to prepare for the ground invasion pic.twitter.com/7MhigVA8kt— Visegrád 24 (@visegrad24) October 13, 2023