Dyshohet se mbi 30 persona janë helmuar nga ushqimi në Malishevë.
Sipas njoftimit të Komunës së Malishevës, situata është menaxhuar mirë nga ana e personelit shëndetësor, organeve përgjegjëse komunale, si dhe nga AUV dhe Policia.
Sipas drejtorit për shëndetësi, Hajdin Berisha, situata është menaxhuar më sukses dhe situata është në kontroll të plotë.
Disa nga të infektuarit janë udhëzuar për QKUK në Prishtinë dhe në spitalin e Prizrenit.
“Më kohë do të informoheni për situatën.
Ekipet relevante janë në terren dhe po merren me menaxhimin e situatës” thuhet në njoftim të Komunës.