Forca e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) ka lëshuar një komunikatë të shtunën duke thënë se ushtarët izraelitë janë duke u përgatitur për operacion të madh tokësor, ajror dhe nga deti, shkruan BBC.
“IDF-ja po përgatitet për një ofensivë gjithëpërfshirëse me ndihmën e qindra mijëra rezervistëve”, thuhet në komunikatë.
Koha e saktë nuk është bërë e ditur. Ofensiva tokësore në Rripin e Gazës është pritur dhe Izraeli u ka kërkuar banorëve në veri të evakuohen.
Në sulm pritet të përfshihen forcat tokësore, ajrore dhe detare, sipas komunikatës.
“Pajisjet thelbësore luftarake janë dërguar në vendet përkatëse dhe batalione dhe ushtarë të IDF-së janë dislokuar strategjikisht në të gjithë vendin”, thuhet tutje në komunikatë.
IDF-ja në fund ka thënë se ushtarët kanë moral të lartë përpara sulmit.