Kosovarët si ‘merakli të armëve’, ato i përdorin shpesh edhe në ahengjet familjare, përmes së cilës shprehin ‘gëzimin’ e tyre për një ngjarje të caktuar. Kështu zgjodhi të festojë edhe një i ri në fshatin Burojë e Skenderajt.
Veprimi i të riut aktivizoi Policinë që të dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Sinjali mëson se është sekuestruar arma që dyshohet se është përdorur në rast, teksa 18-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ dhe ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.