Presidenti rus, Vladimir Putin e ka cilësuar kundërsulmin e Ukrainës një “dështim”.
Teksa Kievi rimori territorin e marrë nga Rusia vitin e kaluar, ushtria ukrainase ka luftuar për të depërtuar në linjat ruse të cilat janë përforcuar me fusha të minuara dhe mijëra trupa shtesë.
“Sa i përket kundërofensivës, e cila supozohet se po ngec, ajo ka dështuar plotësisht”, tha Putin në komentet në video të postuara në mediat sociale nga një gazetar i Kremlinit, Pavel Zarubin.
“Pala kundërshtare po përgatit operacione të reja sulmuese aktive. Ne e shohim dhe e dimë”, shtoi ai kur u pyet për betejën për qytetin lindor të Ukrainës, Avdiivka, raporton “The Independent”.
Sipas Qendrës Belfer në Harvard, Ukraina pati një fitim neto prej 8 milje katrorë territor deri më 10 tetor.
Konflikti në Ukrainën lindore filloi në vitin 2014 pasi një president pro-rus u përmbys në Revolucionin Maidan të Ukrainës dhe Rusia aneksoi Krimenë, me forcat e mbështetura nga Rusia që luftonin forcat e armatosura të Ukrainës.