Irani ka paralajmëruar se një ofensivë tokësore e Izraelit në Gaza mund të përshkallëzojë konfliktet në të gjithë Lindjen e Mesme.
Këto deklarata erdhën gjatë një takimi mes ministrave të Jashtëm të Iranit, Hossein Amirabdollahian, dhe të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani.
“Askush nuk mund të garantojë kontrollin e situatës dhe moszgjerimin e konflikteve,”tha ministri i Jashtëm i Iranit.
Amirabdollahian tha se kushdo që është i interesuar të parandalojë rritjen e krizës aktuale duhet të parandalojë “sulmet barbare aktuale” nga Izraeli kundër “qytetarëve dhe civilëve në Gaza”.
Zyrtari iranian kritikoi gjithashtu SHBA-në për mbështetjen totale të Izraelit.
Kryediplomati i Iranit ishte në Katar gjatë fundjavës si pjesë e një turneu rajonal që përfshin vizita në Irak, Liban dhe Siri gjithashtu.
Në Katar të shtunën, ai u takua gjithashtu me liderin e Hamasit, Ismail Haniyeh, shkruan BBC.