Forcat e armatosura të Izraelit (IDF) kanë publikuar në platformën X një video rrëqethëse të filmuar me kamerë nga militanti i Hamasit, i cili u vra në një shkëmbim zjarri me ushtrinë izraelite.
Jerusalem Post raporton se militanti i Hamasit kishte filmuar sesi me motor futet në komunitetin izraelit, dhe më pas bartë me vete një raketahedhës.
Në video shihen pjesëtarët e Hamasit duke shtënë mbi civilët, përfshirë izraelitin që gjenden brenda një shtëpi, kurse Jerusalem Post raporton se nuk është e qartë nëse i ka mbijetuar sulmit ky burrë.
Pas sulmit në këtë shtëpi, militanti i Hamasit shkrep plumba në drejtim të rrotave të një autoambulance që ishte e parkuar pranë shtëpisë.
Më pas futen në një shtëpi tjetër, prenë rrjetën kundër mushkonjave dhe më pas futet brenda për t’i bërë një kontroll të detajuar.
Në këtë shtëpi nuk gjetën askënd, kurse krejt në fund të videos personi që barte kamerën goditet dhe rrëzohet në tokë.