Çka u gjet në Prelluzhë të Vushtrrisë, deklarohet Policia

Pak më parë u raportua për gjetjen e disa armëve në fshatin Prelluzhë të Komunës së Vushtrrisë.

Lidhur me këtë rast është deklaruar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Në orët e pasdites  një  qytetarë ka raportuar se derisa po mblidhte hekura në  një hapsirë ku hedhen mbeturinat në hyrje të fshatit Prelluzhë ,  ka vrejtur  dy armë.

Lidhur me informatën janë ndërmarrë veprime opertative e hetimore ku nga njësitë përkatëse është  bërë petimetri i sigurisë.

Gjatë kontrollit në atë  lokacion janë gjetur.

Dy armë  të  gjata, një sasi e municonit, kater granata dore, njè tromblon”, tha ai.

Related Articles