Një zëvendëskomandant i Gardës Revolucionare iraniane ka paralajmëruar Izraelin për aksione nëse nuk i ndal sulmet në Gaza.
“Goditjet e frontit të rezistencës kundër regjimeve sioniste do të vazhdojnë derisa ky ‘tumor kanceroz’ të zhduket nga harta botërore”, ka thënë Ali Fadavi, agjencia e lajmeve Fars, raporton Sky News.
“Një tjetër valë tronditëse është në rrugë e sipër nëse Izraeli nuk i jep fund mizorive në Gaza”, ka thënë ai.