Përfundon aksioni i policisë në veri

Përfundon aksioni i policisë në veri

Ka përfunduar operacioni i Policisë së Kosovës që u zhvillua në disa lokacione në veri të vendit.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elashni.

“Mund ta konfirmoj se ka përfunduar operacioni, por s’kam aktualisht detaje se çka është gjetur”, tha Elshani.

Kujtojmë se aksioni i sotëm i policisë lidhet me rastin e Banjskës që ndodhi më 24 shtator, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Related Articles