Ministria palestineze e Shëndetësisë ka bërë të ditur se rreth 3 mijë njerëz janë vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori.
Sipas ministrisë, që prej fillimit të luftimeve janë lënduar 12 mijë e 500 njerëz, shkruan BBC.
Ndërsa, në Bregun Perëndimor janë vrarë 61 palestinezë dhe janë plagosur mbi 1 mijë e 250 të tjerë.