Një transparent është shfaqur në miqësoren që Shqipëria po e zhvillon ndaj Bullgarisë.
Gjatë pjesës së parë që përfundoi 1-0 në të mirë të tanëve, kamerat kishin në fokus një transparent tejet brilant.
“Afrim Bunjaku, hero i kombit”, shkruhen në transparentin e mbajtur nga tifozët shqiptarë, si shenjë nderimi për heroin e vrarë nga terroristët serbë në Banjskë të Mitrovicës së Veriut në fund të muajit të kaluar.
Një tjetër transparent është shpalosur në stadium, ku shkruhet “Kur je mirë, të duan të tanë”.
Kjo është vetëm një ndeshje miqësore për tanët, ndërsa pas gjashtë ndeshjesh zyrtare, Shqipëria ka marrë 13 pikë dhe kryeson grupin eliminator të Gjermani 2024, ndërsa i duhet vetëm një pikë për të kaluar grupin.