Pas raportimeve se Franca ka pezulluar liberalizimin e vizave për Kosovën, reagimet ishin të shumta.
Por, një informatë e tillë ishte transmetuar në mënyrën jo të duhur.
Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, përmes një postimi në Facebook, reagoi duke thënë se Franca ka qenë ndër vendet e para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, dhe se është një aleat i madh i shtetit kosovar.
“Tani kur emocionet janë ulur duhet të kujtojmë vetës se Franca është vend mik dhe aleat i madh i Kosovës. Franca ka qenë vend i parë i BE-së që ka njohur pavarësinë e Kosovës. Menjëherë pas SHBA-ve. Që nga dita e parë e shtetit tonë Franca ka qenë me neve në kohërat e mira dhe kohërat e këqija”, tha Shasha.
Postimi i plotë: