Konflikti në Gaza, Borrell: Civilët e pafajshëm po paguajnë çmimin më të lartë

Konflikti në Gaza, Borrell: Civilët e pafajshëm po paguajnë çmimin më të lartë

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se lajmet që vijnë nga spitali Baptist Al-Ahli Arabi në Gaza e shtojnë tmerrin tragjedisë.

Në platformën X ai ka shkruar se civilët e pafajshëm paguajnë çmimin më të lartë.

“Lajmet që vijnë nga spitali Baptist Al-Ahli Arabi në Gaza e shtojnë tmerrin tragjedisë që po shpaloset para syve tanë prej ditësh. Edhe një herë, civilët e pafajshëm paguajnë çmimin më të lartë. Përgjegjësia për këtë krim duhet të përcaktohet qartë dhe autorët të mbahen përgjegjës”, ka shkruar Borrell.

Related Articles