Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se të gjithë civilët, izraelitë dhe palestinezë, duhet të mbrohen.
Ky reagim i Blinkenit vjen pas shpërthimit në spitalin Al Ahli në Gaza, për të cilin tha se është “i trishtuar thellësisht”.
“Siç tha presidenti Biden, ‘Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pa mëdyshje për mbrojtjen e jetës së civilëve”, tha ai