Një aksident i rëndë që ndodhi mbrëmë në fshatin Lëbushë të Deçanit, i mori jetën të riut, Egzon Vishaj, teksa la të lënduar rëndë edhe tre persona tjerë.
Lidhur me rastin është arrestuar shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin e rëndë.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për 18-vjeçarin, Gentian Mataj.
Sipas njoftimit të Policisë, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, me ç’rast shoferi i automjetit ka humbur kontrollin mbi timon dhe është përplasur për një shtylle të betonit.
Me vendim të prokurorit, Mataj është dërguar në mbajtje.