Sulmi mbi një spital në Gaza ku për pasojë humbën jetën mbi 500 persona është dënuar në qarqe të gjëra globale.
Lidhur me këtë sulm, janë forcat izraelite që kanë nxjerr një përgjim të dy pjesëtareve të Hamasit, teksa bisedojnë se si ka ndodhur shpërthimi dhe kush është përgjegjësi.
Nga biseda e tyre theksohet se përgjegjës për këtë sulm është grupi Xhihadi Islamik Palestinez.
“Jam duke ju treguar se kjo është hera e parë që shohim një raketë të tillë teksa po bie dhe prandaj ne po themi se ajo i përket Xhihadit Islamik Palestinez”, dëgjohet njëri bashkëbisedues nga Hamasi teksa i drejtohet tjetrit.
– “Çfarë?”.
– “Ata po thonë se i përket Xhihadit Islamik Palestinez”.
– “Është prej nesh?”.
– “Ashtu duket”.
– “Kush po thotë kështu?”.
– “Ata po thonë se copëzat e raketës janë copëza lokale dhe nuk janë të Izraelit”.
– “Çfarë jeni duke thënë?”, vazhdon biseda.
– “Për Zotin a nuk mund të gjendej ndonjë vend tjetër për të shpërthyer”.
– “S’ka rëndësi, po, ata e gjuajtën atë nga varrezat prapa spitalit”.
– “Çfarë?”
– “Gjuajta ka ardhur nga varrezat prapa spitalit Al-Ma’amadani, ku raketa u aktivizua gabimisht dhe ra mbi ta?”.
-“A ka varreza prapa spitalit?”
– “Po, Al-Ma’amadani është saktësisht në kompleksin…”.
– “Ku është, kur keni hyrë në kompleks?”.
– “Së pari ju hyni në kompleks dhe nuk shkoni në drejtim të qytetit, në të djathtë është spitali”.
-“ Po, e di”, përfundon biseda.
Islamic Jihad struck a Hospital in Gaza—the IDF did not.
Listen to the terrorists as they realize this themselves: pic.twitter.com/u7WyU8Rxwz— Israel Defense Forces (@IDF) October 18, 2023