Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka folur për aktin e agresionit të Serbisë ndaj Kosovës në Banjskë më 24 shtator.
Gjukanvoiq tha se akti ishte politikë e Rusisë, ndërsa ideja bazë ishte ndarja e Kosovës, teksa tha se ajo çfarë duhet bërë është përcaktimi se cila politikë krijoi atmosferën në të cilën u krye akti terrorist.
“Besoj se ajo ishte politikë e bashkësisë ndërkombëtare, e partnerëve perëndimorë, e Departamentit të Shtetit, politika e dorëzimit të Serbisë, politikë e lëshimeve ndaj Serbisë për të treguar politikën e saj në Ballkanin Perëndimor”.
“Pritej që Serbia të ndalonte pengimin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës. Ajo që ndodhi ishte se Serbia i përdori ato lëshime. Serbia në vend që të udhëheqë politikën e saj të brendshme, filloi të udhëheqë një politikë të kujdesit për serbët në rajon. Kësisoj, ajo shkatërron sovranitetin e fqinjëve të saj dhe përkeqëson stabilitetin e rajonit”, tha Gjukanoviq për Federalna.
Tutje, ai tha se ajo që ndodhi në Kosovë, është shprehja përfundimtare e një politike të gabuar ndërkombëtare, e cila është nënshkruar nga përfaqësues të autorizuar të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.