Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj bën të ditur se sot është kërcënuar.
Në një postim në Facebook, Reshitaj thotë se nuk mundet askush ta kërcënojë dhe që “vendimet e saj do jenë gjithmonë në të mirë të institucioneve”.
“Te nderuar qytetar, Une sot jam kercnuar dy here. Njehere rruges duke ardhur ne pune dhe e dyta ne zyren time ne Fakultet. Le ta kuptoj kushdo qe eshte pas qe nuk munden me me kercnu, shantazhu dhe qe vendimet e mija do te jene gjithmone ne te mire institucioneve dhe qytetarit”, ka shkruar ajo.