Konjufca i vetëm voton pro nga VV-ja që në rend dite të futet draft-rezoluta për mbështetjen e policisë

Konjufca i vetëm voton pro nga VV-ja që në rend dite të futet draft-rezoluta për mbështetjen e policisë

Me 32 vota për dhe 38 abstenime, nuk ka kaluar propozimi i PDK-së që në rend dite të futet draft-rezoluta për mbështetjen financiare të Policisë së Kosovës.

Pro këtij propozimi ishin të gjithë deputetët e opozitës, përfshirë edhe kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufca, i cili ishte i vetmi nga mazhoranca që e përkrahi këtë propozim.

Deputetët e VV-së abstenuan, duke e bërë të pamundur që ky propozim të futet në rend dite.

Related Articles