Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot kanë miratuar në lexim të parë projektligjin për shërbime sociale dhe familjare.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se në kuadër të reformës institucionale, ky projektligj parasheh një reformim rrënjësor në shërbimet sociale dhe familjare.
Në sallë ishin 61 deputetë. Të gjitha votat për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim