A bëri gabim presidentja Osmani që ua zbuloi fytyrat pjesëtarëve të Njësisë Speciale?

A bëri gabim presidentja Osmani që ua zbuloi fytyrat pjesëtarëve të Njësisë Speciale?

Dukeshin në disponim të mirë, të mërkurën mbrëma. E organizatorët u kujdesën që momentet e presidentes Vjosa Osmani bashkë me pjesëtarë të njësisë speciale, t’i shohin të gjithë.

Megjithëkëtë, publikimi i fotografive nga Darka e Lamës që u mbajt në kampin “Enver Zymeri”, po thuhet se është gabim i madh, raporton Klan Kosova.

“E thirri njësinë speciale dhe i rrezikoi të gjithë duke i publikuar fotografitë e tyre. Ata vetë nuk i publikojnë fotografitë se e kanë të ndaluar nga drejtoria e policisë”, ka thënë koloneli  i pensionuar, Afrim Veseli.

Ai tha se Presidentja, në vend të darkës duhej t’i kishte dekoruar policët me Medaljen e Trimërisë.

Njëjtë mendon dhe një zëvendësministër i Punëve të Brendshme, por që Hajrullah Tërnava nuk sheh ndonjë gabim në ekspozimin e të uniformuarve.

Ekspertë të sigurisë thanë poashtu se Presidentja duhet të çojë përpara ligje që kanë për qëllim mirëqenien e zyrtarëve policorë.

Related Articles