Rama takoi deputeten britanike: Tregoi guxim dhe besnikëri duke përkrahur të vërtetën e Kosovës

Rama takoi deputeten britanike: Tregoi guxim dhe besnikëri duke përkrahur të vërtetën e Kosovës

Kreu i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka takuar sot deputeten britanike Alicia Kearns e cila ka qëndruar për vizitë në Kosovë.

Rama ka thënë se është kënaqësi një takim i tillë me deputeten britanike.

Ai ka thënë se në kohë të vështira guximi dhe besnikëria janë virtyte që lartësojnë njeriun dhe sipas Ramës, deputetja Kearns dëshmoi këto virtyte me përkrahjen e pakursyer për të vërtetën e Kosovës.

“Nder dhe kënaqësi takimi i veçantë me deputeten e Parlamentit Britanik, zonjën Alicia Kearns.. Në kohë të vështira, janë guximi dhe besnikëria ndaj së vërtetës virtytet që e lartësojnë njeriun. Zonja Kearns i dëshmoi këto me përkrahjen e pakursyer për të vërtetën e Kosovë”, ka shkruar Rama.

Related Articles