Pesëshja e emisarëve perëndimorë ka arritur në Beograd. Ata rreth orës 14:30 kanë arritur në presidencën serbe dhe kanë filluar takimin me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic.
Pesëshja e udhëhequr nga Lajcak dhe e përbërë nga Escobar, Plotner, Bone dhe Cattaneo gjatë paradites kanë qëndruar në Prishtinë ku janë takuar me kryeministrin Albin Kurti, të cilit i kanë propozuar edhe një plan të ri për atë se si duhet ecur përpara me dialogun.
Lajcak ka thënë se të njëjtin plan do t’ia dorëzojnë edhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic prej të cilit presin gjithashtu komente.
Presidenti serb pak para këtij takimi kishte dramatizuar duke thënë se s’ka fjetur me netë të tëra dhe se ky takim i sotëm do të jetë prej ditëve më të vështira për të dhe për Serbinë.