Turqi – Itali do të jetë sfida hapëse e Kampionatit Evropian që nis sot nga ora 21:00 në “Olimpico” të Romës. Të dy këto ekipe bëjnë pjesë në grupin A, aty ku janë edhe Uellsi dhe Zvicra që e luajnë nesër ndeshjen e tyre.
Për evenimentin e shtyrë për një vit dhe të pritur me padurim nga tifozët e sportdashësit, pritet që të ketë një ceremoni spektakolare, duke nisur nga mikpritja përpara hyrjes në stadium. Ata që do të presin tifozët përpara se të kalojnë dyert për në impiant do të jenë dy ndër ikonat e futbollist kryeqytetas, Totti dhe Alesandro Nesta, respektivisht ish-kapitenët e Romës dhe Lazios.
Dy kampionët e botës do të prijnë turmën dhe do të ndjekin një trajektore të një topi futbolli që dy kampionët e botës në vitin 2006 do të lëshojnë në qiell së bashku me 14-16 mijë spektatorët. Në të njëjtën kohë mbi kokat e tyre dhe mbi qiellin e stadiumit “Olimpico” do të kalojnë me shpejtësi dhe me lëvizje akrobatike “Shigjetat Trengjyrëshe”, skuadra ushtarake e forcave ajrore, e cila do të ngjyrosë qiellin me flamurin italian.
Më pas, spektakli do të vazhdojë në ekranet gjigante që janë vendosur në “Olimpico” në të cilat, por edhe në televizionet e të gjithë botës do të xhirojnë pak përpara nisjes së Itali-Turqi emocionet e 60 viteve të Europianit, një udhëtim mes kujtimesh fantastike…
Ndërkohë, në fushën e lojës nuk do të mungojë kurrsesi dhe banda muzikore e Policisë së Shtetit italian, me uniformën historike, të cilët teksa do të luajnë notat e tyre, do të shohin në të njëjtën kohë edhe ngritjen në qiell të 24 topave gjigantë, në të cilët është simboli i çdo kombëtareje pjesëmarrëse në “Euro 2020”.