Gazetarja e CNN, Sara Sidner, teksa raportonte nga Bregu Perëndimor mëngjesin e sotëm, ju kërkua të largohet nga disa palestinezë.
Ata vazhduan duke i thënë asaj: ‘Nuk je e mirëpritur këtu’ .
Sidner është ndër gazetarët e rrjetit që kanë qenë në rajon që kur Hamasi filloi luftën më 7 tetor.
Të premten, ajo po raportonte nga një rrugë në Bregun Perëndimor, një nga dy territoret palestineze, kur iu afrua një burrë i tërbuar edhe kërkonte largimin e saj, raporton Protothema.
“Ju jeni një përkrahëse e gjenocidit. Nuk jeni të mirëpritur këtu!’, i tha gazetares njëri prej tyre duke iu afruar fytyrës së saj, ndërsa të tjerët rrethuan gazetaren.