Superliga e Kosovës në futboll është duke vazhduar me ndeshje mjaftë interesante.
Mbrëmë në emisionet sportive është diskuar për xhiron e dhjetë, raporton Gazeta Enigma.
Trajneri i mirënjohur, Ismet Munishi, ka deklaruar se SC Gjilanin e vërtetë do ta shohim pas janarit, pasi që përgatitjet i kanë filluar me vonesë për arsyeje të problemeve që tashmë dihen.
“SC Gjilani ka shpëtuar nga bankroti. Gjilanasit nuk janë duke e dhënë maksimumin. Gjilanin e vërtetë do ta shohim pas janarit”, tha Munishi në emisionin ‘Dueli Sportiv’
SC Gjilani aktualisht zë vendin e shtatë pas dhjetë xhirove të luajtur me 11 pikë të mbledhura.
Ndeshjen e radhës Gjilani do ta luaj kundër Prishtinës në “Fadil Vokrri”.
/Gazeta Enigma/